Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Ministrja Ibrahimaj: Kodi i ri Penal synon transparencë dhe kufizon hapësirën për interpretim
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilluan sot tryezën e dytë konsultative me përfaqësues të biznesit, dhomave të tregtisë dhe aktorëve të tjerë ekonomikë, për të diskutuar draftin e Kodit të Ri Penal. Takimi u fokusua tek dispozitat që ndikojnë direkt ambientin e biznesit, konkurrencën e ndershme, marrëdhëniet e punës, si dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe industriale. Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e konsultimeve të hapura me biznesin për të ndërtuar një kuadër ligjor të qartë, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian, që ofron siguri juridike dhe mbështet zhvillimin ekonomik. “Kodi i ri Penal parashikon komponentë që lidhen me tatimet, doganat, konkurrencën, marrëdhëniet e punës, proceset e falimentit dhe parandalimin e pastrimit të parave....