Ministri i Bujqësisë takim me fermerët në Çërravë, ja kur do të nisin dëmshpërblimet për përmbytjet
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerë dhe përfaqësues të biznesit të bimëve medicinale në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku u diskutuan problematikat e sektorit bujqësor, skemat mbështetëse, dëmshpërblimet për dëmet nga përmbytjet, si dhe masat për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë takimit, ministri u ndal te rëndësia që ka zona e Pogradecit dhe Korçës në prodhimin bujqësor, duke theksuar se interesi i fermerëve për të përfituar nga skemat kombëtare të mbështetjes ka qenë i lartë. “Atëherë, ishim sot me përfaqësuesit e bimëve medicinale, pra bizneset, por edhe fermerët e të tjerë të ndryshëm që kultivojnë jo vetëm bimë medicinale, por edhe produkte të tjera bujqësore, për të diskutuar së bashku dhe për të folur për të gjithë problematikat...
Burimi:
sot.com.al