Metani: Vetingu ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve theksoi se “procesi i vetingut ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. Në fjalën e tij Metani vlerësoi punën e organeve të rivlerësimit, të cilët kanë verifikuar integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke larguar nga sistemi ata që nuk përmbushnin standardet e kërkuara. “Anëtarët e organeve të rivlerësimit kanë kryer një punë të jashtëzakonshme duke verifikuar dhe larguar nga sistemi pjesën e pashëndetshme të tij, mbi bazën e standardeve konkrete të vlerësimit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sot sistemi i drejtësisë, edhe për shkak të kësaj pune, është dukshëm më i mirë sesa i...
Burimi:
sot.com.al