Meta përshëndet nga qelia protestën e PD: Dënoj dhunën e tyre ndaj qytetarëve

Meta përshëndet nga qelia protestën e PD: Dënoj dhunën e tyre ndaj qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohjen për pjesëmarrësit, duke thënë se sot ata ‘tronditën themelet e narkoshtetit të Ramaduros’. Postimi i Metës: Mirënjohje nga zemra mijëra qytetarëve të lirë, të ndershëm dhe patriotë, që tronditën sot nga themelet Narkoshtetin e Ramaduros duke rikthyer shpresën për Lirinë e shpejtë të Shqipërisë! Shqiptarët dhanë sot një mesazh të qartë force, demokracie dhe vendosmërie për të mbrojtur me çdo çmim lirinë, dinjitetin dhe Atdheun tonë. Protesta madhështore tregoi në shesh se populli është shumicë absolute përballë një pakice narko-mafioze, që i vjedh dhe ju ka grabitur të ardhmen e tyre! U bëj thirrje narko-policëve,...