MES ZJARREVE E FLAKEVE, ZJARRFIKESIT NE BETEJE

MES ZJARREVE E FLAKEVE, ZJARRFIKESIT NE BETEJE

25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 9 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet për shuarjen e flakëve po vijojnë me kapacitete të shtuara tokësore dhe ajrore. Në terren janë angazhuar 41 automjete zjarrfikëse dhe 395 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura po operojnë aktualisht 167 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore. Një nga zonat ku vijon ndërhyrja është Dajti, ku forcat e MZSH-së dhe ADZM-së po mbështeten edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë katër automjete zjarrfikëse me 15 efektivë. Në të dyja zonat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për banesat. Në Drenie të Patosit,...