Merrnin ryshfet nën pretendimet se do ndikonin te sistemi i drejtësisë për ndryshim mase, GJKKO dënon ish-shefin e Krimeve në Tiranë dhe dy të tjerë
Gjykata e Posaçme ka dënuar Erjon Danin, Musa Gjikolës dhe Vilson Roçin, të akuzuar se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund të ushtronin ndikim të funksionarët e drejtësisë për të ndryshuar masat e sigurisë. Sipas GJKKO, ish-shefi i Krimeve në Tiranë, Erjon Danit u shpall fajtor për të njëjtën vepër penale si Gjikola në 2 episode dhe u dënua me 3 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulen në 2 vite. Musa Gjikola u shpall fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar, ulet në 1 vit. Vilson Roçi është shpallur fajtor për veprën penale “ushtrimi i ndikimit...
Burimi:
top-channel.tv