“Meqë ky proces u bë me shtrirje…”/ Zbardhen debatet në GJKKO, avokatët e kryebashkiakut Shkreli përplasen me SPAK

“Meqë ky proces u bë me shtrirje…”/ Zbardhen debatet në GJKKO, avokatët e kryebashkiakut Shkreli përplasen me SPAK

Seanca në ngarkim të Kristian Shkrelit, kreu i bashkisë Vau Dejës nën akuzë për korrupsion në zgjedhje po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Dëshmitari Anton Lumi këmbënguli se nuk e njeh kryebashiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës. Dëshmitari Tela ka shtuar se ky proces po bëhet qesharak sepse sipas saj kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim përsa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre ndërsa investimi është kryer nga OSHEE. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, SPAK kundërshtoi dëshmitarin Anton Lumi. “Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prençi. Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra. SPAK: A...