Megaoperacioni i SPAK ndaj kartelit të drogës/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Aliut me anëtarët
Detaje të reja janë zbardhur nga goditja e SPAK ndaj organizatës së drejtuar nga Shpëtim Aliu. Gjatë hetimeve janë zbardhur edhe komunikimet e Shpëtim Aliut me Sokol Bibaj të cilët kanë hedhur më shumë dritë rreth këtij megaoperacioni. Sipas informacioneve, Aliu e informon Bibajn më 2020 se tani është në gjendje të nisë 1 deri 2 tonë kokainë në javë. Ndërsa nga ana e tij, Sokol Bibaj i shkruan Shpëtim Aliut se vetë bën edhe 8 tonë. Ndërsa në një bisedë të datës 30 tetor 2020 Bibaj shkruan se “Do e drogojnë Europën”.
Burimi:
sot.com.al