Mediu vizitë në Washington, takohet me zëvendës sekretarin Landau! Detaje nga bisedimet
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë vizitës së tij në Washington mori pjesë në një darkë të organizuar në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau. Gjatë takimeve dhe bisedave me zëvendës Sekretarin Landau, ata diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Mediu thekson se gjatë bisedimeve ndau bindjen se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm. Në diskutimet me Landau dhe Kongresmenët Sessions dhe Self u ndalën gjithashtu te rëndësia e bashkëpunimit strategjik në Ballkan,...
Burimi:
sot.com.al