Mediat e huaja rrëzojnë propagandën e Ramës: Shqiptarët protestuan kundër koncertit të Kanye West

Mediat e huaja rrëzojnë propagandën e Ramës: Shqiptarët protestuan kundër koncertit të Kanye West

Edhe sot, Edi Rama u mburr me koncertin e Kanye West, për të cilin ka dhënë mbi 4 milionë euro të shqiptarëve, duke thënë se jehona e tij është raportuar në mbarë botën. Në të vërtetë, në mbarë kontinentin, me qindra media gjermane, italiane, franceze, holandeze, angleze, etj, kanë theksuar se shqiptarët kanë protestuar kundër këtij koncerti. Më poshtë është raportimi i televizionit gjerman N-TV. “Zemërimi në Shqipëri vazhdon të rritet dhe mijëra qytetarë kanë dalë sërish në protesta. Këtë herë ata nuk protestojnë vetëm kundër projekteve luksoze të familjes Trump, por edhe kundër koncertit të reperit Kanye Ëest,” raporton rrjeti gjerman. Të shtunën, mijëra njerëz në Shqipëri kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe protestuan kundër projektit të planifikuar të një resorti luksoz të...