Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Shqipëria këmbëngul të presë reperin amerikan Kanye West, ndërsa disa vende evropiane kanë ndaluar koncertet e tij. Kryeministri Edi Rama pretendon se koncerti do t’i sjellë vendit 100 milionë euro të ardhura. Nga Jenipher Camino Gonzalez, DEUTSCHE WELLE Kryeministri shqiptar Edi Rama mbrojti vendimin për të mbështetur financiarisht koncertin e reperit kontrovers amerikan Kanye West. Në një postim publik në Facebook të mërkurën, Rama u përpoq t’u përgjigjej kritikave të publikut, duke argumentuar se investimi prej 4 milionë eurosh për koncertin ishte në interes të vendit. “Ne ndamë 4 milionë euro në momentin e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përpara rreth 25 mijë vizitorëve të huaj nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat për të parë Kanye West, ndërsa shumë të tjerë...
Burimi:
gijotina.com