Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Me tren në vitin 2027. Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë-Durrës, kushte moderne dhe shpejtësi 120 km/h

Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull, ai i trenit që lidhte Tiranën me gjithë Shqipërinë. Pas dekadash heshtjeje në shina, projekti për rikthimin e trenit drejt kryeqytetit ka hyrë zyrtarisht në garë. Tenderi i cili do të bëjë të mundur lidhjen e Terminalit të Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë me një vlerë prej 15.7 mln euro është dhe hapi i radhës për rikthimin e trenit brenda në kryeqytet pas dekadash në heshtje. Drejtori i Projektit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, Bashkim Kasoruho, tregon në një intervistë për Top Channel detaje rreth projektit, si dhe zbulon se kur do të vihet në funksion: “Ky projekt është qershia mbi tortë e...