“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh

“Me Ramën nuk ka paqe“, Berisha: Beteja jonë do të shtrihet në gjithë Shqipërinë deri në largimin e kësaj bande hajdutësh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se beteja e opozitës do të vijojë pa ndërprerje dhe do të përfshijë të gjithë vendin, pas protestës së zhvilluar më 22 mars në Tiranë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi protestën si një nga reagimet më të fuqishme qytetare, duke theksuar se qytetarët nderuan në mënyrën më madhështore, solemne dhe dinjitoze ditën e parë të demokracisë. Sipas tij, demonstrata përfaqësoi revoltën dhe zemërimin e një kombi të tërë në kushtet që ai i quan “narkodiktaturë” dhe “autokraci elektorale”. Ai u shpreh se kjo ishte një nga kryengritjet paqësore më të forta të shqiptarëve në rrugët e kryeqytetit. ‘Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e...