“Më përjashtuan nga partia!” Reagon PD Elbasan: Doris Madhi nuk punoi për demokratët, por bëri fushatë për kandidatin e PSD

“Më përjashtuan nga partia!” Reagon PD Elbasan: Doris Madhi nuk punoi për demokratët, por bëri fushatë për kandidatin e PSD

Partia Demokratike, Dega Elbasan ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura nga Doris Madhi, e cila u përjashtua nga kjo parti. Në reagimin e bërë publik në faqen e saj zyrtare, PD Dega Elbasan, thekson se nuk ka qenë e përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në krah të Partisë Demokratike, porse është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik të PSD. Lidhur me gjetjet e PD, Elbasan, kjo e fundit bën me dije vendimin unanim të  kryesisë së degës më 20.01.2026, për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së. PD, Elbasan sqaron se: ‘Ky vendim është i bazuar në parimet e transparencës dhe respektimit të rregullave statutore, dhe bëhet...