“Më kontrolluan dhomën e gjumit”/ Kryemadhi në GJKKO: Celulari u sekuestrua në mënyrë të paligjshme! Të mos përdoren…
Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO që të shpallë të papërdorshme tabulatet e nxjerra nga telefoni i saj celular, i sekuestruar në kuadër të hetimeve. Gjatë seancës gjyqësore, Kryemadhi argumentoi se sekuestrimi i telefonit dhe marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes. Sipas saj, çdo provë e siguruar në shkelje të procedurave ligjore nuk mund të përdoret në procesin gjyqësor. “Celulari është sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Në atë periudhë kam qenë deputete dhe marrja e një prove në mënyrë të paligjshme e bën atë të papërdorshme”, mësohet të ketë deklaruar Kryemadhi para trupit gjykues. Ajo theksoi se, edhe pse u kishte bërë me dije agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)...
Burimi:
sot.com.al