“Më kanë shkaktuar 70 milionë lekë dëm”, grabitja e argjendarisë në Kamëz, pronari për “Shqipëria Live”: S’kam konflikt me askënd
Pronari i argjendarisë së grabitur pak ditë më parë në Kazmës, ka folur sot për Shqipëria Live, duke deklaruar se hajdutët i kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 70 milionë lekë të vjetra. Pronari deklaroi se biznesi i tij ishte i pajisur me alarm vetëm gjatë natës dhe se policia ka nisur hetimet menjëherë pas ngjarjes. Ai tha se nuk ka dyshime për autorët dhe as konflikte me askënd, duke theksuar se është njeri familjar dhe me biznes të rregullt. Gjithashtu pranoi se ndihet i frikësuar nga mundësia e një ngjarjeje të ngjashme në të ardhmen dhe se do të shtojë masat e sigurisë. “Kam sistem alarmi për natën ndërsa për ditën jo. Policia është duke u marrë me rastin, kanë ardhur sapo ka ndodhur...
Burimi:
top-channel.tv