“Me ju…”/ Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

“Me ju…”/ Emigranti thirrje drejtësisë: Veproni siç bëri Kroacia dhe Rumania, i futi në burg kryeministrat!

Një emigrant i ardhur posaçërisht nga Diaspora për protestën popullore në ditën e 67-të të saj, foli nga podiumi para kryeministrisë duke i bërë thirrje drejtësisë së re. Ai solli në kujtesë se si Kroacia dhe Rumania u bënë pjesë e BE-së duke arrestuar dhe burgosur kryeministrat e korruptuar. Emigranti apeloi që edhe SPAK të ndiqte të njëjtën rrugë. “Unë sapo kam ardhur me anije nga jashtë për protestën këtu. Kam vetëm një kujtesë. Kroacia ka futur kryeministrat në burg, njërin për 5 mln euro dhe tjetrin për 4 mln euro. Rumania po ashtu ka futur presidentin dhe kryeministrin, i ka hetuar”, tha ai në fjalën e tij. Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ai deklaroi se Shqipëria nuk është 800 mijë qytetarë. “Ky kryeministri...