Me brinjë të dëmtuara e ilaçe në xhep, zjarrfikësi s’e braktis detyrën/ 5 ditë pa gjumë, komandanti: Do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit
I lodhur, i sëmurë dhe ende në krye të detyrës për shuarjen e zjarreve në Krujë. Zjarrfikësi Ali Tupi tregon për Report Tv një foto nga celulari, ku shihet grafia e kraharorit me dëmtimet në brinjë. Nga xhepi nxjerr ilaçet duke thënë se këtë punë e bën me zemër. -Si ndiheni? Ali Tupi: I lodhur. -Vetëm i lodhur apo edhe i sëmurë? Ali Tupi: Të dyja bashkë. -A jeni vizituar? Ali Tupi: Po, kam bërë grafi. -Me gjithë këtë gjendje të rënduar shëndetësore, si vazhdoni punë dhe vazhdoni të jeni lart moralisht? Çfarë ju shtyn? Ali Tupi: Duhet të vish në punë, do ta bëjmë me zemër e njerëzillëk. -Sa ditë keni në punë? Ali Tupi: Një javë. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve...
Burimi:
gijotina.com