McGonigal/ PD kërkon komision hetimor, Kushtetuesja vendos seanca plenare

McGonigal/ PD kërkon komision hetimor, Kushtetuesja vendos seanca plenare

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike, ankimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal, që u refuzua nga mazhoranca socialiste. Në kërkesën e tyre, deputetët kërkonin që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Opozita pretendon për lidhje të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të qeverisë së tij me një raport privat të paligjshëm të ish-agjentit të FBI-së, McGonigal, i cili është i dënuar nga drejtësia amerikane. Kërkesa për ngritjen e komisionit, u rrëzua nga mazhoranca në seancën e 30 tetorit të vitit të kaluar. Pas këtij refuzimi demokratët bënë ankim...