Mbroni fëmijët/ Kujdes me vapën! Mjekët zbulojnë oraret më të rrezikshme
Teksa temperaturat e larta kanë prekur ekstremet, kujdes të veçantë kërkon mbrojtja e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë. Mjekët këshillojnë mosekspozim në diell në oraret e pikut dhe hidratim të vazhdueshëm. Fatmirësisht në pediatrinë e Elbasanit, temperaturat e larta, nuk janë shoqëruar me komplikacione apo hospitalizim të fëmijëve. Sipas mjekëve një kujdes i shtuar kërkohet edhe gjatë plazhit. Foshnjat nën 6 muajsh nuk duhet të ekspozohen në diellin e pikut dhe as qëndrojnë në çadra në oraret e drekës. Rekomandohet ekspozimi i mëngjesit dhe pasditeve të vona.
Burimi:
ntv.al