Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen e parë në rajon për Ndarjen e Pasurive

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshjen e parë në rajon për Ndarjen e Pasurive

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një marrëveshje historike për Ndarjen e Pasurive pas përfundimit të një çështjeje të lidhur me drogën dhe rikuperimin e fondeve. Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar në rikuperimin e pasurive dhe luftën kundër krimit të organizuar. Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri. Sipas Marrëveshjes, të ardhurat e rikuperuara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të...