Mbledhja e bimëve medicinale mban gjallë ekonominë e të moshuarve në Mallakastër: Pensioni s’na del!

Mbledhja e bimëve medicinale mban gjallë ekonominë e të moshuarve në Mallakastër: Pensioni s’na del!

Mbledhja e bimëve medicinale është shndërruar në burim jetese për banorët e mbetur në fshatin Çorrush të Mallakastrës, veçanërisht të moshuarit, të cilëve nuk iu mjaftojnë të ardhurat nga pensioni. Që në orët e para të mëngjesit, ata i drejtohen kodrave për të mbledhur bimë medicinale, ndonëse vitet e fundit çmimi është tepër i ulët dhe fitimi i paktë. Sipas banorëve, kjo është e vetmja mundësi për të siguruar sadopak të ardhura. Banorët thonë se nevojitet një pikë grumbullimi, në mënyrë që të vendoset një rregullator çmimi që mundi i tyre të vlerësohet. Në Çorrush të Mallakastrës tradita e mbledhjes dhe shitjes së bimëve medicinale ka vijuar ndër breza, por largimi i të rinjve e ka penalizuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë lokale.