Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën

Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën

Mbi normat e OBSH, nga “Pazari i Ri” tek “21 Dhjetori”, zhurma e ndërtimeve pushton Tiranën Çdo mëngjes, Tirana zgjohet mes zhurmës. Para se të hapen dyqanet dhe kafenetë, dëgjohet trapani i pallatit ngjitur, çekiçi mbi beton, motorët që kalojnë me shpejtësi dhe boritë e makinave të bllokuara në trafik. Në kryeqytet, zhurma është bërë pjesë e përditshmërisë. Ajo të ndjek nga mëngjesi deri natën vonë: në rrugë, në zyra, pranë shkollave, në lagjet ku ndërtohen pallate të reja apo në zonat ku muzika e lokaleve përzihet me trafikun. Për shumë banorë, kjo është kthyer në normalitet. Por ekspertët paralajmërojnë se organizmi nuk “mësohet” kurrë realisht me ndotjen akustike. “Ekspozimi kronik ndaj ndotjes akustike konsiderohet sot një faktor i rëndësishëm risku për shëndetin mendor nëpërmjet...