Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri në 24 orë, Morina regjistron fluksin më të lartë të verës

Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri në 24 orë, Morina regjistron fluksin më të lartë të verës

Fundjava e fundit e muajit korrik ka shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, krahasuar me fundjavat e muajve qershor dhe korrik. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, për periudhën nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, janë regjistruar 45,518 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në territorin shqiptar me 12,790 automjete. Autoritetet kufitare e lidhin këtë rritje të ndjeshme të lëvizjeve me afrimin e muajit gusht, periudhë kur nis pjesa më e madhe e pushimeve vjetore. Një ndikim të rëndësishëm ka edhe ardhja e diasporës kosovare në vendlindje, e cila tradicionalisht zgjedh të kalojë një pjesë...