Mbi 4 orë protestë/ Nga ‘Dëshmorët e Kombit’ te ‘Unaza e Madhe’, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku u stacionuan dhe mbajtën fjalimet e tyre. Më pas qytetarët nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ku u nisën nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit për të arritur deri në ‘Unazë të Madhe’ ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta: -Dorëheqjen e qeverisë;-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Burimi:
sot.com.al