Mbi 26 mijë maturantë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, mesazhi i Kumbaros: Mos e humbni besimin
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, atij të Gjuhës së Huaj. Procesi do të vijojë më 9 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje. Me këtë rast, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi maturantëve, duke u bërë thirrje për besim me këtë sfidë të rëndësishme. “Ju keni punuar fort, jeni përgatitur me testet model, testet provë dhe orët e këshillimit me mësuesit. Sot kam kënaqësinë t’ju uroj me gjithë zemër mbarësi dhe shumë suksese. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, tha Kumbaro. Ministrja...
Burimi:
sot.com.al