Mbi 1200 masa në një javë në Shkodër, Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dron, radar dhe makina inteligjente
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Në monitorim janë përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, Policia ka vendosur gjithsej 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 471 masa janë vendosur për drejtim me shpejtësi tej normave të lejuara, 329 për ndalim ose qëndrim të gabuar, 72 për parakalime të gabuara, 57 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 28 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit. Për shkelje të tjera të Kodit Rrugor janë vendosur 266 masa. Gjatë së njëjtës periudhë, një drejtues mjeti është arrestuar dhe...
Burimi:
sot.com.al