Mbi 100 makina përfshihen në aksident në mes të borës
Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një aksidenti të madh të hënën në një autostradë në Miçigan, SHBA, ku u përfshinë më shumë se 100 makina dhe disa kamionçina. Videot e publikuara në rrjetet sociale nga disa prej drejtuesve të mjeteve tregojnë pasojat e aksidentit, të shkaktuar kryesisht nga stuhia e borës dhe kushtet e rënduara në rrugë. Pas ngjarjes rruga u mbyll në të dy drejtimet ndërsa autoritetet nisën largimin e mjeteve të shkatërruara. Shërbimi meteorologjik lokal kishte kërkuar shmangien e udhëtimeve për shkak të erës së fortë dhe borës. Moti i keq parashikohet të vijojë deri në fund të javës në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara.
Burimi:
kohajone.com