“Mbështetje për protestat”/ Lea Ypi shpërndan letrën e hapur të diasporës shqiptare: Kërkojnë transparencë dhe…

“Mbështetje për protestat”/ Lea Ypi shpërndan letrën e hapur të diasporës shqiptare: Kërkojnë transparencë dhe…

Shkrimtarja Lea Ypi ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër të një grupi shoqatash dhe organizatash shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që i kanë dërguar një letër të hapur Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Në letër, ata shprehin mbështetje për protestat që po mbahen prej më shumë se një muajsh në vendin tonë. Në letrën drejtuar qeverisë theksohet gjithashtu se protestat e përditshme paqësore po shpalosin thelbin e një shoqërie civile gjithnjë e më të ndërgjegjshme dhe më të organizuar dhe janë një shprehje e pastër e demokracisë në veprim dhe një e drejtë kushtetuese. Në letër janë renditur edhe katër kërkesa kryesore drejtuar qeverisë: transparencë të plotë për ligjet, vendimet dhe kontratat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore, llogaridhënie...