Mbaroi një natë e gjatë për Kosovën, akoma pa president. Një klasë politike e papërgjegjshme!
Një natë e gjatë mbaroi pa ndonjë zgjidhje dhe Kosova nuk ka president të ri. E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill. Dita nisi me vetëm një kandidat të propozuar për president – Glauk Konjufcën e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje – ani pse nevojiteshin të paktën dy për të pasur garë. Derisa propozimi për kandidatin e dytë po mungonte, në një kthesë të papritur, presidentja Osmani i kërkoi Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit, e jo votimit në Kuvend siç kërkohet, aktualisht. Ndryshimet e propozuara kushtetuese nuk...
Burimi:
kohajone.com