“Mazhoranca socialiste me forcën e kartonit, i mbyll gojën opozitës”/ Teliti: Harxhohet më shumë për koncerte, sesa…

“Mazhoranca socialiste me forcën e kartonit, i mbyll gojën opozitës”/ Teliti: Harxhohet më shumë për koncerte, sesa…

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar mazhorancën për shtypje të zërit të opozitës dhe mungesë transparence në vendimmarrjet e Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë televizive, Teliti deklaroi se këshilltarëve opozitarë u jepen vetëm pak minuta për të folur mbi dhjetëra akte të rendit të ditës, duke e bërë të pamundur debatin normal. Ai kritikoi gjithashtu subvencionet për fermerët, duke thënë se Bashkia ka parashikuar vetëm 300 mijë euro për ta, ndërsa sipas tij shpenzon shumëfish më tepër për koncerte dhe aktivitete të përkohshme. Dorian Teliti: Ashtu siç keni vënë re edhe në mbledhjet e kaluara të këtyre tre viteve pothuajse tashmë të mandatit të këtij këshilli, këshilltarëve opozitarë u jepen sekonda për të folur për çdo akt të rendit të...