Mashtruan qytetarët shqiptarë dhe u vodhën llogaritë bankare, policia arreston 25-vjeçarin dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin
Finalizohet operacioni i koduar “Banka e Rreme 2”. Policia e Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik dhe mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet online, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Banka e Rreme 2”. Operacioni u zhvillua pas identifikimit të një fushate mashtruese të tipit “smishing”, përmes së cilës qytetarë të ndryshëm kanë marrë mesazhe (SMS) në emër të një institucioni bankar të nivelit të dytë, ku u kërkohej përditësimi i të dhënave bankare nëpërmjet klikimit të një linku mashtrues që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar. Si pasojë e kësaj skeme kriminale, disa qytetarë kanë dhënë të dhënat e tyre bankare, duke u bërë viktimë e mashtrimit. Falë reagimit të menjëhershëm të Drejtorisë për Hetimin...
Burimi:
top-channel.tv