Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

Shqipëria sfidon sot në një ndeshje miqësore kombëtaren e Luksemburgut. Policia ka njoftuar planin e masave dhe ka bërë të ditur për qytetarët edhe rrugët që do të bllokohen. Mes akseve që pritet të bllokohen është edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet protesta. Para ndeshjes me Izraelin kishte përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, teksa mbetet për tu parë qasja e sotme. “Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Luksemburgut, që do të zhvillohet më datë 06.06.2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, duke filluar nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim...