Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Masakra në Roskovec, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë në Roskovec është rënduar, pasi Bejlere Plaku e cila u qëllua nga ish-dhëndri mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Në orët e para të së premtes, Refit Buzi shkoi në banesën e ish-partneres, Rozalina Plaku, dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj familjarëve të saj, duke i vrarë babanë, Kosta Plaku, dhe plagosur rëndë nënën, Bejlere Plaku, e cila ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda. Përfunduan në mënyrë tragjike negociatat e forcave RENEA me 35-vjeçarin Refit Buzi, i cili i dha fund jetës pas më shumë se 7 orësh rezistence brenda makinës së tij, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ngjarja tragjike në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. 35-vjeçari Refit Buzi, i njohur edhe...