Masa për sigurinë e sezonit turistik/ Policia: 1600 efektivë të angazhuar, stacione policore provizore në disa zona

Masa për sigurinë e sezonit turistik/ Policia: 1600 efektivë të angazhuar, stacione policore provizore në disa zona

“Nga bregdeti në akset kryesore kombëtare, strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri gjatë gjithë sezonit veror për të siguruar rendin dhe për të parandaluar incidentet”. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSH, Dhimitraq Ziu, thotë se në terren do të jenë të paktën 1600 efektivë shtesë nga disa struktura. “Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku 1600 efektivë do të jenë në terren. Këta policë janë marrë nga Forcat e Shqiponjave, Policia Rrugore, Forcat Operacionale dhe të Sigurisë Kombëtare.” tha ai. Në disa nga zonat që mund të konsiderohen më problematike do të ketë prani të shtuar të efektivëve, por edhe stacione provizore policie. “Zonat që ne i cilësojmë me njollë...