“Masa ‘arrest me burg’ është përdorur në mënyrë abuzive”, Beçi kritika të forta: Drejtësia po e përdor si spektakël
Ish-prokurori Eugen Beçi, ka komentuar vendimin e marrë nga gjykata e Lartë në lidhje me paraburgimin. I ftuar në nje emision televiziv , Beçi u shpreh se vendimi është një sinjal për të treguar që masa e sigurisë “Arrest me burg” është përdorur në mënyrë abuzive. Sipas tij, kjo masë është aplikuar shpesh në mënyrë automatike, pa analiza të thelluara të çdo rasti individual. Ai theksoi se paraburgimi duhet të jetë masë e fundit dhe jo standard i zakonshëm, duke shtuar se gjykatat shpesh kanë përdorur formula të përgjithshme pa individualizuar rastet konkrete. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë i kujton gjykatave se duhet të argumentojnë qartë pse masat alternative nuk janë të mjaftueshme. “Nuk është sinjal i fortë, është thjeshtë sinjal....
Burimi:
sot.com.al