Marshimi masiv pushton rrugët e Tiranës, revolta zhvendoset te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi! Rama jepe dorëheqjen
Ka marrë përmasa të jashtëzakonshme marshimi i qytetarëve në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet në kryeqytet. Pasi mbushën fillimisht Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masa masive e protestuesve ka vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranës, duke u pozicionuar së fundmi në një nga zonat më të populluara, te “Komuna e Parisit”. Me thirrje të njëpasnjëshme dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë marshuar mes lagjeve, duke u bërë thirrje banorëve dhe kalimtarëve që të mos qëndrojnë indiferentë. “Bashkohuni me ne!” janë thirrjet që dëgjohen në kor nga turma e madhe, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja e lartë ka paralizuar plotësisht qarkullimin e mjeteve në këtë nyje të rëndësishme të qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë po dalin në ballkone dhe përgjatë...
Burimi:
sot.com.al