Marshimi i furishëm zhvendoset te Ministria e Jashtme/ Qytetarët thirrje të prera: Rama në burg, Berisha në burg
Protesta qytetare në kryeqytet po njeh përmasa të reja të revoltës. Pasi u larguan nga godinat e Kryeministrisë, protestuesit po vijojnë marshimin e tyre pa asnjë shenjë ndalimi, duke u zhvendosur papritur drejt godinës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përveç thirrjeve të përsëritura drejtuar kreut të ekzekutivit, këtë herë në shënjestër të turmës ka rënë e gjithë klasa politike e tranzicionit. Përpara godinës së Ministrisë së Jashtme, qytetarët kanë unifikuar zërat e tyre në një mesazh të prerë, duke mos bërë asnjë dallim mes pozitës dhe opozitës tradicionale: Thirrjet e fuqishme “Rama në burg, Berisha në burg!” kanë jehuar për minuta të tëra në të gjithë zonën. Turma vazhdon të këmbëngulë në të njëjtën pikë: “Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!”.
Burimi:
sot.com.al