Marrëveshja për prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashalimanit, Rama: Rrit kapacitetin tonë ushtarak, front i ri punësimi me 400 vende pune

Marrëveshja për prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashalimanit, Rama: Rrit kapacitetin tonë ushtarak, front i ri punësimi me 400 vende pune

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në podcastin e tij “Flasim” dha detaje mbi marrëveshjen me kompaninë italiane industriale, Fincantieri për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit. Kryeministri shprehu se marrëveshja e kompanisë publike Kayo me atë italiane hap një rrugë tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë, ku sipas tij deri para pak kohësh ishim inekzistent. “Një tjetër moment i rëndësishëm i javës ishte hapja e një rruge tjetër në drejtim të rritjes së kapaciteteve tona ushtarake dhe të ripozicionimit të Shqipërisë në rrjetin e industrisë ushtarake, ku deri para pak kohësh ishim prej dekadash krejt inekzistent. Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo...