Marrëveshja me Beogradin, Bushati ngre alarmin: Konsullata serbe në Shkodër do të ishte gabim strategjik
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas raportimeve për një marrëveshje të pretenduar mes ministrit të Jashtëm të Serbisë dhe homologut shqiptar për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se shpreson që lajmi i bërë publik nga pala serbe të mos jetë i vërtetë, duke e cilësuar një zhvillim të tillë si të gabuar si në planin strategjik, ashtu edhe në atë taktik. “Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i Jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë. Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës...
Burimi:
gijotina.com