Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka kritikuar qeverinë për planet e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, në një kohë kur në Zubin Potok janë gjetur ditët e fundit varre masive të viktimave të luftës së Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se gjatë kërkimeve dhe bastisjeve në zonë janë gjetur edhe armatim, si dhe është arrestuar një person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave. “Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?! Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaruar hiç”, shkruan ajo. Deputetja thekson se qeveria flet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale, përfitime...
Burimi:
gijotina.com