Makina u gjet në kanal, por shoferi ishte larguar/ Zbardhet aksidenti në aksin Lushnje-Berat, dëshmon 29-vjeçari: Prita të vinte dikush, pastaj dola vetë

Makina u gjet në kanal, por shoferi ishte larguar/ Zbardhet aksidenti në aksin Lushnje-Berat, dëshmon 29-vjeçari: Prita të vinte dikush, pastaj dola vetë

Është zbardhur aksidenti i ndodhur në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, teksa mësohet se shoferi është shëndoshë e mirë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e shtunë. Sipas dëshmisë së të riut 29-vjeçar që drejtonte makinën, në një moment ai ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. “Aksidenti ndodhi natën vonë, makina doli nga rruga. Fillimisht prita mos dikush vinte dhe më ndihmonte të dilja. Pasi nuk erdhi njeri, u përpoqa dhe arrita të dal vetë që andej. Duke qenë se nuk kisha lëndime për spital, shkova vetë deri në shtëpi, me planin që në mëngjes të shkoja në mëngjes në Komisariatin e Lushnjës dhe të njoftojë për aksidentin”, ka thënë i riu që...