Makina bie nga ura, tre persona përfundojnë në spital

Makina bie nga ura, tre persona përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër, ku një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit. Mësohet se tre persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.