MABCO HAP “DOSJEN” E AEROPORTIT TË VLORËS: “47% E KUOTAVE U TENTUA TË KALONTE PA AUTORIZIM” – NË QENDËR NJË FIRMË E BEHGJET PACOLLIT
Përplasja për kontrollin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës hyn në një tjetër fazë. Në faqen e Behgjet Pacollit është publikuar një deklaratë e Zyrës për Informim të MABCO Constructions S.A., e cila paralajmëron publikimin e një kronologjie të fakteve dhe veprimeve që, sipas kompanisë, çuan në konfliktin për administrimin e shoqërisë koncesionare. Në pjesën e parë të kësaj kronologjie, MABCO ndalet te data 19 gusht 2025, kur pretendon se mësoi rastësisht për ekzistencën e një dokumenti të hartuar më 3 prill 2025 pranë noteres Valbona Selimi. Sipas versionit të MABCO-s, dokumenti parashikonte transferimin e 47% të kuotave që kompania zotëronte në “Vlora International Airport” drejt Valon Ademit, i cili në strukturën e regjistruar zotëronte vetëm 2% të aksioneve. Nëse ky transferim do të realizohej dhe...
Burimi:
ntv.al