“Lumë” ankesash, 1792 denoncime në një vit për prokurorët dhe gjyqtarët, ILD kërkoi masa në 8 raste, vetëm një…
Në vitin 2025 Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor dhe marrja masash ndaj 8 magjistratëve në vend, 3 gjyqtarë dhe 5 prokurorë, duke kërkuar shkarkim në vetëm një rast, dhe masa më të lehta ndaj 7 të tjerëve. Në raportin e paraqitur nga vetë Artur Metani në Kuvendin e Shqipërisë thuhet se vetëm një kërkesë ka përfunduar me masë konkrete, një vërejtje publike për një gjyqtar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Vetë ILD ka kërkuar në KLGJ një masë ulje të pagës 40%, çështje që është në proces vendimmarrjeje dhe 2 ‘vërejtje’, një rasti i pranuar dhe tjetri i rrëzuar. Nga 5 kërkesa për masa ndaj prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ndëshkuar askënd. Kërkesa e paraqitur për shkarkim ka...
Burimi:
sot.com.al