Luftë e ftohtë në akull/ Cari hap front të ri në arktik, NATO mobilizon forcat në veri
Moska po ndërton infrastruktura të reja ushtarake përgjatë kufirit verior të Aleancës Atlantike. Rajoni i Arktikut rikthehet në qendër të konkurrencës strategjike mes Rusisë dhe NATO-s… Rusia po ndërton infrastrukturë të re për të mbështetur dislokime të rëndësishme trupash përgjatë krahut verior të Aleancës Atlantike. Këto struktura mund të strehojnë dhjetëra mijëra ushtarë pranë Arktikut dhe kufijve me Suedinë e Finlandën, ndërsa edhe NATO po forcon mbrojtjen e saj me një “forcë luftarake arktike” të re, e cila synon të shërbejë si faktor parandalues ndaj Federatës Ruse në një rajon që pritet të bëhet gjithnjë e më strategjik për fuqitë kryesore botërore. Ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te lufta në Ukrainë dhe te kriza e Ngushticës së Hormuzit, e cila sipas zhvillimeve më të...
Burimi:
ntv.al