Lufra gati për tregun europian, CEO: Të eksportojmë një markë 100% autentike
Teksa Shqipëria afrohet gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian, integrimi nuk mbetet vetëm një proces politik, por shndërrohet edhe në një sfidë të rëndësishme ekonomike. Përshtatja e tregut vendas me standardet europiane është tashmë një domosdoshmëri, veçanërisht për sektorët që mbajnë peshë të veçantë në ekonominë shqiptare. Një prej tyre është industria ushqimore, ku sektori i përpunimit të qumështit po përballet drejtpërdrejt me kërkesat dhe standardet e tregut europian. Në këtë kuadër, Shoqata e Industrisë së Prodhimit të Qumështit (IPQ) zhvilloi Konferencën e Parë Kombëtare të Industrisë së Përpunimit të Qumështit, ku u diskutua lidhur me këtë sfidë te re për sektorin. Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të industrisë së qumështit, përfaqëusues nga AKU-ja, ekspertë të sektorit të bujqësisë shqiptarë dhe të huaj, për...
Burimi:
opinion.al