Lubonja për median e madhe sllovene: Flamingot’ i rrëzuan fasadën kryeministrit! Marta Kos s’i dëgjon protestuesit
Gazeta më e madhe sllovene, “Delo”, i ka kushtuar një shkrim të gjatë rrënimit të demokracisë në Shqipëri dhe rolit që Edi Rama ka luajtur në këtë proces. Pikërisht për të përshkruar këtë trajektore, ku një peshë të madhe ka pastrimi i parave të krimit në industrinë ndërtimit, ajo i është drejtuar Fatos Lubonjës duke e portretizuar si “një i burgosur gjatë epokës komuniste, që di ta njohë një autokrat kur i del përpara”. Gazeta nënvizon se sipas të dhënave të Eurostat-it për vitin 2024, sektori i ndërtimit përbënte 13.8 për qind të vlerës bruto të shtuar të Shqipërisë, që është më e larta në Evropë dhe më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 5.5 për qind. Por në artikull i kushtohet...
Burimi:
gijotina.com