Llogaritja e gabuar: Paradoksi i hegjemonisë së humbur
Nga Dan GASHI / Njujork Historia e konflikteve ofron shembuj të shumtë ku ndërhyrjet ushtarake prodhojnë rezultate diametralisht të kundërta me objektivat fillestare, duke e shndërruar fitoren e synuar në një disfatë strategjike. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është ilustrimi më domethënës i këtij paradoksi. Në vend të neutralizimit të ndikimit perëndimor dhe forcimit të hegjemonisë ruse, agresioni rus ndaj Ukrainës ka shërbyer si katalizator për zgjerimin e NATO-s dhe konsolidimin e identitetit shtetëror e të synimit euroatlantik të Ukrainës. Kështu, tentativat për të rivendosur sundimin rus kanë prodhuar, në mënyrë ironike, izolimin e mëtejshëm gjeopolitik të Rusisë, dobësimin e saj ekonomik dhe ndryshimin e arkitekturës së sigurisë në dëm të interesave të veta strategjike. Në shkurt të vitit 2022, presidenti rus Vladimir Putin e justifikoi...
Burimi:
ntv.al