LIVE/ Tragjedia në Durrës, shoferi i dehur mori para fëmijët që luanin në trotuar, detajet tronditëse

LIVE/ Tragjedia në Durrës, shoferi i dehur mori para fëmijët që luanin në trotuar, detajet tronditëse

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve është regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre. Si pasojë e përplasjes, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime. Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia. Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Policia po...